Rikthehet makthi i ndeshjeve të trukuara në futboll.
Për shkak të dyshimeve për trukim ndeshjesh, ka ardhur një vendim i bujshëm.
Në disa mënyra, e paprecedentë. Historike.
‘Tërmet’ futbollistik në Bolivi. Federata e Futbollit ka vendosur të anulojë dy kampionatet e sezonit për shkak të dyshimeve për trukime ndeshjesh dhe korrupsion.
“Votat pro ishin 14, me një abstenim dhe dy kundër anulimit të turneve të vitit 2023”, deklaroi Presidenti i Federatës Boliviane të Futbollit, Fernando Costa.
“Kanë dalë indikacione serioze se disa ndeshje janë shitur, – shtoi ai. – Tani do të konsultohemi me Conmebol”.
The Strongest La Paz dhe Wilstermann ishin dy klubet që votuan kundër anulimit të kampionateve, pasi u luajtën 70% e ndeshjeve të planifikuara. Klubi që abstenoi, megjithatë, është Real Santa Cruz.
Skandali i basteve të futbollit në Bolivi përfshin edhe gjyqtarë. Alejandro Mancilla (president i Komisionit të Arbitrave) dhe bashkëpunëtorët e tij Wilson Estrada dhe Juan Carlos Cardozo janë hequr nga rolet e tyre.
Federata tani dëshiron të krijojë një lloj mini-turneu, me përfundimin që pritet në dhjetor. Për këtë mini-turne, megjithatë, nevojitet miratimi nga Conmebol.
Me këtë kampionat të shkurtër, Federata e Futbollit pret që të mund të shpërndajë edhe çmimet për turnetë ndërkombëtare të vitit 2024, me përcaktimin e ekipeve që ngjiten në kategori dhe bien.