Në ceremoninë e “Topit të Artë” që do të zhvillohet në tetor, do të ketë gjithashtu edhe çmime të tjera të ndryshme, ku një nga ato do të jetë edhe për portierin më të mirë të sezonit.
Trofeu “Yashin” i jepet portierit më të mirë të sezonit dhe sapo janë zbuluar emrat e kandidatëve.
Favoritë janë disa portierë dhe ende nuk dihet se cili është më favoriti, gjë që do të mësohet vetëm në mbrëmjen gala.
Të nominuarit:
Mike Maignan, Yassine Bounou, Andre Onana, Ederson, Brice Samba, Aaron Ramsdale, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Dominik Livakovic, Ter Stegen.