Në fund të merkatos së verës, Rabotniçki solli një tjetër përforcim shtesë, mesfushorin me përvojë Ermedin Adem.
Ai vjen si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Voska Sport. Ermedin Adem (33) ka përvojë të madhe në Ligën e parë në Maqedoni.
Në karrierën e tij ka performuar edhe për Makedonija GJP, Renova, Shkupi, Teteks, Milan…
Adem do ta përforcojë konkurrencën në mesfushën e Rabotniçkit në sezonin aktual të Ligës së Parë të Futbollit.