Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është rikthyer të flasë për situatën e Messit, para transferimit në Inter Miami.
Tebas u shpreh se Messi dhe Barcelona nuk arritën të gjenin një marrëveshje.
“Leo Messi nuk e mbylli karrierën në Barcelonës sepse nuk mund të gjenin një marrëveshje”, tha fillimisht Tebas.
Tutje, ai u shpreh se mbyllja e karrierës së argjentinasit në Barcelonë do të ishte gjëja më e mirë për ta.
“Do të doja që ai të kishte mbyllur karrierën në La Liga.
Do të kishte qenë më e mira për të, për mua dhe për Barcelonën”, përfundoi Tebas.