Argjentina do të përballet me Ekuadorin në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në prag të këtij dueli, trajneri Lionel Skaloni ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u ndal pikërisht tek kapiteni Lionel Mesi dhe nëse ai do të luajë gjatë Kupës së Botës.
“As nuk e di nëse do të jem atje ose nëse Argjentina kualifikohet…
E di që Mesi do të bëjë më shumë se sa mundet për të luajtur, ai nuk ka qëllime të tjera.
Për ne, ta kemi atë në fushë është e rëndësishme, nuk ka arsye për ta nxituar. Për respekt, pyes: a jemi tashmë të kualifikuar në Kupën e Botës?
Jo. Pra, si e dimë nëse njëri prej nesh do të jetë atje? Sido që të jetë, ne të gjithë e duam Mesin. Unë fola pak me të dje dhe ai tha se ishte i disponueshëm.
Në Majami gjeti një vend ku e duan dhe është i lumtur që luan futboll jashtë vendit. Më duket mirë”, deklaroi Scaloni.