Kapiteni i Tottenhamit, Son Heung-min, mezi pret të luajë me futbollistin më të ri të Tottenham, Brennan Johnson.
Uellsiani ka nënshkruar me "Spurs" gjatë afatit kalimtar për një shumë prej 47.5 milionë funte duke lënë Nottingham Forest pjesë e të cilit ishte.
Të dy lojtarët mund të ndeshen të enjten kur Uellsi pret Korenë e Jugut në një miqësore.
"Ai është një lojtar shumë i mirë dhe ka një talent të madh.
Mezi pres të luaj me të", ka thënë kapiteni jug-korean i skuadrës angleze.
Pas mbarimit të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024, Tottenham më 16 shtator luan ndaj Sheffield United..