Eric Bailly e ka qartësuar të ardhmen e tij në futboll.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka kompletuar transferimin te Besiktas gjatë ditës së sotme.
Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga Stambolli.
Aty, ai do ta gjejë yllin e Kosovës, Milot Rashicën, i cili po ashtu u transferua atje këtë verë.
Bailly ishte pjesë e Manchester Unitedit nga viti 2016, kurse sezonin e kaluar ishte në huazim te Marseille.