2 minutat kundër Ferencvaros, në 9 mars në 1/8 e Europa League ishin të fundit e sezonit të kaluar për Patrick Schick, njeriu më i rëndësishëm i Republikës Çeke.
Ajo që çekët nuk e kishin imagjinuar dhe me ta, i pari sulmuesi i Bayer Leverkusen, ishte se kohët e rikuperimit për dëmtimin e rëndë muskulor të pësuar do të zgjateshin kaq shumë, se ta bënin të humbiste edhe sfidën delikate me Shqipërinë për kreun e grupit E në kualifikueset e Euro 2024.
Pa Schick sigurisht që nuk është se Çekia është e dobët, por duhet patur parasysh se nuk do të jetë në fushë një lojtar që në 92 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 46 gola e 10 asist.
Një frymëmarrje për prapavijën kuqezi, si e ka pranuar pa lojëra fjalësh Berat Gjimshiti, një që Schick e ka njohur nga koha kur luante në Serie A.
Për Shqipërinë është një avantazh, ashtu si për çekët mungesa e Brojës. Por nëse Sylvinho nuk e ka patur kurrë në dispozicion shkodranin, Silhavi është mësuar ti besojë atij, që sezonin e kaluar u shpall edhe Lojtari i Vitit në Çeki.