Ciro Immobile do të jetë kapiteni i ri i kombëtares së Italisë paso është futbollist me më shumë paraqitje në grupin aktual (29 lojtarë) me fanellën e kaltër.
Kapiteni i Lazios, i cili mbushi 33 vjeç shkurtin e kaluar, numëron plot 56 ndeshe. Ai do të flasë nesër direkt nga Shkupi së bashku me trajnerin e ri Luciano Spalletti në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut.
Një konferencën për shtypin zakonisht flet trajneri me kapitenin e skuadrës.
56 ndeshje dhe 16 gola me fanellën e Italisë, Immobile iu rikthye “vesit” (golit) qershorin e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kombeve të humbur 2-1 kundër Spanjës.
Një gol me kombëtaren e shënuar dy vite më vonë, duke qenë se pas fitimit të kampionatit europian nuk mundi ta gjente më rrugën e rrjetës.
Ja cilët janë tre lojtarët e kombëtares së Italisë të pranishëm në Coverciano me më shumë paraqitje me përfaqësuesen:
Ciro Immobile: 56 paraqitje
Gianluigi Donnarumma: 54 paraqitje
Nicolò Barella: 45 paraqitje.