Partizani rikthehet për vazhdimësinë

Futboll

Partizani rikthehet për vazhdimësinë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:54
Partizani

Nesër Partizani pritet të kthehet në “bazë”, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Gjatë këtyre ditëve, kampi i kuq ka qenë në heshtje totale, teksa lojtarët e stafi janë shpërndarë nëpër destinacione të ndryshme për të shijuar këto pak ditë pushime prej ndeshjeve të kombëtareve.

Në sfidën e datës 13 shtator, kampionët do të tentojnë të marrin një fitore, siç bënë edhe në betejën e fundit të sezonit të shkuar ndaj Vllaznisë.

Megjithatë, duhet thënë se shkodranët asnjëherë në vitet e fundit nuk kanë qenë “kafshatë” e lehtë për “demat”.

Mjafton të themi se në dy vitet e fundit i kanë eliminuar nga Kupa, teksa që nga tetori 2019 të kuqtë kanë fituar vetëm një herë në “Loro Boriçi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat