Menaxheri i Jorginho-s, Joao Santos, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e një transferimi tek Juventus-i për mesfushorin e Arsenal-it.
Jorginho ka më pak se një vit në kontratën e tij me Topçinjtë, që kanë një opsion për ta rinovuar edhe me një vit marrëveshjen.
Megjithatë, duke folur për të ardhmen e lojtarit në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli, menaxheri tha:
“Nëse një klub italian do një lojtar si Jorginho, ne do të ishim të hapur për t’u ulur në tavolinë. Juventus?
Kurrë mos thuaj kurrë, është një fjalë që nuk ekziston në futboll”.
Bardhezinjtë janë përmendur disa herë për nënshkrimin e mesfushorit italian, por nuk është e sigurt nëse ata mund të përballojnë rrogën e lartë të lojtarit.