Shqipëria bëhet gati për Çekinë!
Kombëtarja shqiptare luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë përballë Çekisë.
Një duel i cili mund të shërbejë për të bërë më të thjeshtë rrugëtimin drejt Euro 2024 në rast rezultati pozitiv.
Në stadiumin “Fortuna Arena” pritet një atmosferë e zjarrtë, edhe për shkak të pranisë së mijëra tifozëve shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Pragës.