Jamal Musiala do t`i mungojë Gjermanisë në miqësoret me Japoninë dhe Francën.
Kjo për shkak të një dëmtimi në shpinë, siç ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë të enjten.
Gjithashtu të mërkurën pas disa problemeve sulmuesi Niclas Fuellkrug është larguar nga kampi dhe është kthyer në skuadrën e Borussia Dortmund, duke bërë që si zëvendësues të ftohet Thomas Muller, i cili kishte munguar te Kombëtarja që nga Kupa e Botës në Katar në 2022.
Meqë Gjermania është vend organizator i Euro 2024, atëherë nuk merr pjesë në kualifikime, por megjithatë luan ndeshje miqësore.