Pleshina gjendet 4-5 kilometra larg qendrës së qytetit të Ferizajt, fshat që ka një numër të madh të banorëve,
Pleshina bëhet me fushë futbolli, investim nga komuna me kryetarin Agim Aliu.
“Investimi për infrastrukturën sportive është investim për të rinjtë, sportistët e sportdashësit, që të kultivojnë talentet e tyre sportive.
Në planin e investimeve në terrene sportive përfunduam edhe fushën e sportit në fshatin Pleshinë, që t'i shërbej të gjithë sportistëve e adhuruesve të sportit nga i gjithë Ferizaj”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.