Hungaria është shumë e fortë për Serbinë.
Hungarezët treguan zemër të madhe duke e mposhtur me rezultat 2:1 Serbinë në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.
Hungaria trondit Beogradin dhe selektori serb Dragan Stojkoviq ikë kokulur nga stadiumi.
Për Hungarinë shënuan Varga (34') e Orban (36') dhe për Serbinë Szala (autogol 10').
Hungaria kryeson me 10 pikë në Grupin G të kualifikueseve e për Kampionatin Evropian, duke lënë pas Serbinë me 7, Malin e Zi 5, Lituaninë 2 dhe Bullgarinë me 2 pikë.