Kombëtarja nis nga puna për takimin me Poloninë

Futboll

Kombëtarja nis nga puna për takimin me Poloninë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:03
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja nis nga puna për takimin me Poloninë!

Kombëtarja shqiptare ka lënë pas barazimin ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe është gati për të nisur nga puna për ndeshjen e radhës të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Polonisë që luhet këtë të dielë në “Air Albania”.

Mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas ndeshjes, ekipi udhëtoi drejt Shqipërisë me “charter”, për të mos humbur më shumë kohë.

Ndërkohë këtë të premte skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë dhe në orën 17:00 stërvitja e “kuqezinjve” do të transmetohet për disa minuta live në “Sport News” në Digitalb, në orën 18:45 trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediet, teksa më orën 19:30 Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare të stërvitjes në stadiumin “Air Albania”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat