UEFA: Bajrami e bën përsëri

Futboll

UEFA: Bajrami e bën përsëri

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:13
Bajrami në veprim

Faqja zyrtare e UEFA-s për “Euro 2024” nuk ka “harruar” golin e shënuar nga Bajrami duke ekspozuar ditën e sotme fotografinë e numrit dhjetë të Shqipërisë në njërin nga postimet e saj. 

Mesfushori arriti të gjente rrugën e portës falë një goditjeje nga distance duke frenuar një rivale direkte siç është Çekia të “kënaqej” me një pikë përballë Shqipërisë.

“Bajrami e bën përsëri”, shkruhet në postim, duke vlerësuar kështu golin e mesfushorit kuqezi.

Kujtojmë se goli ndaj Çekisë është i 3-ti radhazi në 3 sfidat e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat