Shumë i kënaqur Ronald Koeman pas fitores së pastër të Holandës kundër Greqisë.
Duke analizuar performancën e të tijve, ai nënvizoi: “Nuk është kurrë e lehtë të zhvillosh ndeshje kaq të rëndësishme kur sapo kanë nisur kampionatet. Mora përgjigjet e duhura nga djemtë.
E nisëm mirë dhe mund të kishim shënuar më shumë, por mënyra se si e menaxhuam ndeshjen pas çdo goli të shënuar më pëlqeu shumë.
Edhe ata që u futën në pjesën e dytë bënë po aq mirë, ndaj ndihem krenar kur shoh kaq shumë përkushtim edhe nga ata që ndoshta nuk janë gjithmonë në fushë”.
Mediat holandeze nuk e vinin në diskutim fitoren me Greqinë e megjithatë Ronald Kuman kishte predikuar për qetësi dhe përqendrim.
Të njëjtat cilësi sipas trajnerit që do të nevojiten të martën në Irlandë, kur ekipi i tij të luajë ndeshjen e katërt eliminatore të grupit B.
Lidhur me sfidën e radhës, tekniku portokalli u shpreh: “Do të duhet të vlerësojmë energjitë sepse është fillimi i sezonit dhe ende djemtë nuk i kanë forcat për të luajtur çdo tri ditë. Me siguri do të ketë ndonjë ndryshim, por dua të theksoj përsëri se jam shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës”.