Kosova fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Kosova fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut 

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:09
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U17, me rezultat 2:1.

Edhe kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të parët në epërsi kaluan futbollistët mysafirë, me golin e shënuar nga Hisar Ali, në minutën e 21-të (1:0).

Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë. Ndërkohë, në pjesën e dytë dardanët e rinj u angazhuan më shumë në kërkim të golit dhe në minutën e 75-të arritën të barazojnë shifrat përmes Leart Salihut.

Ky gol iu dha energji shtesë djelmoshave tanë, të cilët në minutën e 90-të pas këmbënguljes së madhe arritën që të gjejnë edhe golin e fitores, kur Ermal Krasniqi shënoi për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 2:1.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit Arbnor Morina dhe ndihmësve të tij Fadil Berisha, Fatos Vishi dhe Enes Shosholli për ta parë formën e futbollistëve dhe për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në muajin nëntor në Kroaci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat