Gjatë një interviste të dhënë për kanalin “Controcalcio”, Mario Balotelli foli troç për nivelin aktual të futbollit italian, duke e krahasuar atë me kampionatin turk.
Sigurisht që askujt në Itali nuk ka ardhur mirë për këtë, por Baloteli si gjithnjë edhe këtë herë nuk mund të dilte nga karakteri i tij.
“Vitin e kaluar kam parë disa ndeshje të Serisë A dhe jo për keqdashje, por i krahasova me ndeshjet që kemi luajtur në Turqi. Niveli sot në Turqi është pothuajse më i lartë se Seria A.
Seria A nuk është një kampionat i dobët, por niveli i kampionateve të tjera po rritet”, tha ai.
Baloteli ka folur dhe për një rikthim të mundshëm në kombëtaren italiane, duke e përjashtuar në një farë mënyre.
“Në kombëtare duhet të luajë kush është më mirë.
Nuk e di nëse do ta pranoja një ftesë për t’u kthyer te Italia. Kam përjetuar momente shumë të bukura, por së fundi jo”, deklaroi ai.