Gjithçka është e gatshme për sfidën e madhe të ditës së nesërme (20.45) mes kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.
Ballafaqimi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja është e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj liderit të Grupit.
Granit Xhaka, kapiten i Zvicrës, në konferencë për shtyp në Prishtinë, ndihet shumë bukur.
“Këtu ndihem si në shtëpinë time dhe jam shumë krenar që luaj këtu”, tha Xhaka.
Xhaka flet edhe për lojtarët e Kosovës që luajnë për kombëtaret e tjera.
“Unë e shoh këtë si një zhvillim pozitiv.
Pra Kosova ka më shumë se një ekip”, tha ai.
Xhaka për duelin me Kosovën, tha: “Është kënaqësi dhe gëzim të jem këtu. Ne e njohim mirë ekipin e Kosovës dhe jemi përgatitur në përputhje me rrethanat”.