Zvicra me katër shqiptarë ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku nesër në orën 20.45 do të përballet me Kosovën, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll,
Kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi, përfaqësojnë Zvicrën.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.
“Graniti dhe Xherdani e dinë mirë situatën.
Kërkoj që ata të bëjnë më të mirën”, tha Yakin.
Yakin për Kosovën: “Pres një kundërshtar të mirë që na njeh mjaftueshëm.
Por ne kemi cilësi dhe duam ta fitojmë këtë lojë. Ne duam të tregojmë se jemi ekipi më i mirë”.