Kur Spanja ka fituar sonte nga Gjeorgjia me rezultat 1-7 një nga golat është shënuar nga një djalosh me gjashtëmbëdhjetë vjet e pesëdjetë e shtatë ditë: Lamine Yamal.
Kësisoji ai ka shënuar rekod, duke u bërë debutuesi më i ri dhe golshënuesi më i ri ë historinë 103-vjeçare të Kombëtares spanjolle.
Deri më tash rekordi mbahej nga bashkëlojtari i tij te Barcelona, Gavi, i cili ishte shtatëmbëdhjetë vjeç e gjashtëdhjetë e dy ditë kur debutoi për me "Furinë e kuqe" më 2021.
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka thënë se ka besim të madh tek adoleshenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
"Lamine më është dukur shumë mirë duke e parë në televizion, por duke punuar me të e kupton edhe më shumë potencialin e tij", ka thënë De la Fuente në një konferencë për shtyp të enjten.
"Aktualisht, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai është këtu për meritë të tij. Unë kam besim të plotë tek ai. Mendoj se ai është një lojtar i madh"..