Kroacia ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Letonisë, në takimin e xhiros së pestë të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Futbollistët kroatë treguan lojë të madhe duke mos lejuar në asnjë mënyrë që rivali të jetë kërcim për ta.
Petkoviq e nisi serinë e golave në minutën e 2-të, duke vazhduar Ivanushec (13') e sërish Petkoviq (44').
Edhe në pjesën e dytë kroatët nuk treguan mëshirë për rivalin, ku Kramariç në minutën e 68-të shënon për 4:0 dhe Pashaliq (78’) për 5:0.
Pas xhiros së pestë në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Turqia kryeson me 10 pikë, pasojnë Kroacia me 7, Armenia 7 Uellsi 4 dhe Letonia me 0 pikë.