Skocia kthehet me tre pikë nga Larnaca.
Skocezët shënuan fitore me rezultat 3:0 në duel me Qipron.
Skocia ngadhënjeu me golat e futbollistëve McTominay (6'), Porteous (16') e McGinn (30').
Pas xhiros së pestë në Grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Skocia kryeson me 15 pikë, duke lënë pas Spanjën me 6 dhe Qipro është në fund me 0 pikë.