Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në kompleksin e Shtëpisë së Futbollit të FFM-së ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme (20.45) kualifikuese me Italinë në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Në stërvitjen e fundit u shfaqën të gjithë, me përjashtim të Arijan Ademit, i cili sonte do t’i bashkohet Maqedonisë pasi përfundoi me sukses rikthimin në Dinamon e Zagrebit.
Në stërvitje mungoi edhe Darko Velkovski, i cili për shkak të lëndimit, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme me Italinë.
“Fatkeqësisht, Darko ka ndjerë dhimbje në këmbë gjatë stërvitjes së mëhershme, ndaj është i pasigurt për ndeshjen e nesërme", tha seleksionuesi maqedonas Blagoje Milevski.