Kombëtarja zhvilloi një paraqitje mjaft dinjitoze mbrëmjen e djeshme në Pragë.
Kuqezinjtë barazuan me rezultatin 1-1 kundër Republikës Çeke, duke rritur ndjeshëm shanset për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024.
Titullarë nga minuta e parë në këtë përballje ishin edhe Jasir Asani me Ylber Ramadanin.
Të dy futbollistët zhvilluan një lojë të shkëlqyer, duke spikatur në fushën e lojës. Paraqitja e tyre ka bërë krenarë edhe drejtuesit e klubit Partizani.
Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore“-s krenohen me prodhimin e tyre.
Notat më të larta i takojnë pikërisht dy ish-lotarëve të Partizanit, Jasir Asanit dhe Ylber Ramadanit.