Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, që zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Stërvitja e fundit (mbrëmë) ka kaluar në humor të mirë të futbollistëve, të cilët presin që me përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Dardanët” nga tribunat dhe me maksimumin e gjithsecilit në fushën e lojës të arrijnë marrin rezultat pozitiv kundër favoritit të grupit, Zvicrës, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë.
Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të qenë në dispozicion të përzgjedhësit, Primozh Gliha, i cili në konferencën për media nuk ka dashur të japë hollësi sa i përket formacionit dhe as mënyrës se si do të luajë Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme.
Kosova do të përballet me yjet si kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin etj.