Franca dhe Portugalia janë dy ekipet që në këto kualifikuese nuk kanë pësuar ende asnjë gol.
Si nënkampionët e botës dhe portugezët kanë luajtur nga 5 ndeshje në kualifikueset e kampionatit europian dhe kanë marrë nga 15 pikë të plota duke qenë iu afruar më shumë kualifikimit për në Gjermani vitin e ardhshëm.
“Gjelat” ndodhen në grupin B dhe ka shënuar 11 gola në 5 ndeshje, ndërkohë që Portugalia është pjesë e grupit J, ku ka shënuar 15 gola në 5 ndeshje.
Pikë të plota ka grumbulluar dhe Skocia në grupin A, ku ka marrë 5 fitore, por një gol i pësuar nga Norvegjia në transfertë i ka prishur rekordin. 12 pikë në 4 ndeshje ka marrë dhe Anglia në grupin C, që ka një golavarazh 15-1, me golin e vetëm që e kanë pësuar nga Italia.
Sa i takon ekipeve me rekorde negative, Gjibraltari dhe San Marino ende nuk e kanë provuar shijen e golit në këto kualifikuese, duke patur dhe shifrat më negative nga të gjitha ekipet e tjera.