Villarreal-i ka qenë skuadra e parë e madhe europiane që ka shkarkuar trajnerin e saj: për Quique Setien ka qenë fatal një fillim shumë i keq në La Liga, me vetëm një fitore përballë tri humbjeve.
Dhe për të zëvendësuar trajnerin është menduar menjëherë për një zgjidhje origjinale.
Një emër i bujshëm, edhe pse në debutimin e tij në drejtim të një ekipi të parë.
Bëhet fjalë për Raul, legjendë e Real Madrid dhe tani trajner i Castilla-s, skuadra e dytë e Los Blancos.
Dukej se vetë Real-i e kishte dhënë miratimin për realizimin e operacionit, por Villareal, sipas Marca-s, ka ndryshuar mendim në momentin e fundit.
Nëndetësja e verdhë duket se ka zgjedhur t’ia besojë skuadrën Juan Jose Rojo Martin, i njohur si Pacheta.
Spanolli vjen nga një eksperiencë me ulje-ngritje në drejtim të Real Valladolid, i shkarkuar 11 javë para fundit të kampionatit të kaluar.