Richarlison u pa duke qarë në stol pasi u zëvendësua gjatë përballjes së Brazilit me Bolivinë.
Sulmuesi i Tottenham-it ishte titullar në sulm në ndeshjen e vlefshme për kualifikuese për Kupën e Botës.
Ai ka pasur vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës te Spurs, pasi ka shënuar vetëm katër herë në 40 ndeshje nga transferimi në Londër vitin e kaluar.
Dhe vështirësitë duket se kanë vazhduarf edhe me kombëtaren.
Richarlison, 26 vjeç, nuk ka shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e tij të fundit me Brazilin.
Goli i tij i fundit ka qenë fitoren 4-1 ndaj Koresë së Jugut në Kupën e Botës.
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ai shpërdoroi një rast të pastër duke e dërguar topin shumë mbi traversë.
Gabimi i tij erdhi vetëm pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, me skuadrën e tij në avantazh 2-0.
Ai u zëvendësua në minutën e 71-të, i zëvendësuar nga Matheus Cunha i Wolves.
Pas uljes në stol, Richarlison dukej se po qante pas një tjetër ndeshje pa gol.
Brazili fitoi 5-1, me dygolëshin e Neymar që e ndihmoi atë të kalojë Pelen dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Brazilin.