Zvicra humbi fitoren e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Kosova tronditi kombëtaren në kohën shtesë dhe falë Vedat Muriqit barazoi (2:2), shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Nuk kam asnjë shpjegim.
Duhej ta kishim mbajtur topin në sekondat e fundit, përkundrazi u futëm në një kundërsulm dhe morëm golin e barazimit”, thotë Remo Freuler, autor i golit në Prishtinë
“Për momentin jam shumë me fat që topi shpesh bie në vendin e duhur.
Por do të ishte edhe më mirë nëse do të fitonim”, tha Freuler,.
Fabian Schär, theksoi “Kjo është hera e dytë radhazi që pësojmë gol në fund.
Kjo thjesht nuk ishte e mirë. Nuk mund të ndodhë.”
Trajneri Murat Yakin tha për pikët e humbura: “Kosova kërkoi gjithçka nga ne.
Pas epërsisë ne ishim shumë të rezervuar. Në fund mungoi qartësia e nevojshme.
“Ne duhet të kujdesemi për veten. Na mungonte zgjuarsia”.