Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka shtruar një pyetje shumë interesante në rastin e Vedat Muroqit.
“A duhej që të jepej penallti këtu Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Zvicrës?
Ylli i Manchester City, Manuel Akanji u përpoq që të largonte lojtarin e Mallorca-s, Vedat Muriqin, në zonën e tij të penalltisë pak para pjesës së parë, kur rezultati ishte 1:0 për Zvicrën.
Këmba e Akanjit është shumë lart. Muriqi qëndron aty për një moment, prek fytyrën dhe kërkon penallti.
"Këmba nuk ka vend atje lart",- thotë komentatori i SRF Sascha Ruefer.
“Ai nuk e godet topin dhe as lojtarin. Nuk mendoj se mund të ishte penallti”, thotë eksperti Benjamin Huggel.
Me fat ishte Zvicra: Gjyqtari Jakob Kehlet (Danimarkë) nuk akordon penallti dhe as VAR-i nuk përfshihet, shkruan mediumi zviceran.