9.000 euro dëme për Lukakun

Futboll

9.000 euro dëme për Lukakun

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:26
Lukaku

Nuk kanë të ndalur polemikat për makinat e dëmtuara në Ciampiono nga tifozët e Roma-s në ditën e zbarkimit të Lukaku-t në kryeqytetin italian.

Pas disa javësh nga ngjarja, në rrjetet sociale është shfryrë një person, i cili e ka cilësuar veten si pilot i Ryanari:

“Pothuajse 2 javë, – ka shkruar ai, – nga dita kur këta njerëz pa tru dhe respekt për asnjë vendosën të ngjiteshin mbi makinat e parkuara në Ciampino nga njerëz, si unë, që po punonin”.

Bashkë me tekstin, piloti ka postuar në Facebook edhe disa fotografi të makinës së dëmtuar.

“Unë nuk lëviz dot me makinë (9.000 euro dëme) sepse e kam të gjithë xhamin të thyer. Këtë javë më është dashur të marrë një makinë me qira me paratë e mia për të shkuar në punë.

Ndërsa forcat e rendit ose politika nuk bëjnë asgjë për të gjetur përgjegjësit dhe për t’i detyruar të paguajnë dëmet që i janë bërë makinës sime dhe të gjithë makinave të tjera.

“Romelu Lukaku (dhe jam edhe tifoz i Roma-s) fiton rreth 20 mijë euro në ditë”.

Në fund një pyetje: “Aeroporti i Romës ose Official As Roma (që janë ndërmarrje me vlerë miliona euro) kanë ndërmend të marrin përgjegjësi për atë që ka ndodhur?”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat