Një tjetër futbollist dëmtohet dhe rrezikon derbin me Interin

Futboll

Një tjetër futbollist dëmtohet dhe rrezikon derbin me Interin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:49
Pier Kalulu

Duket se problemet për Milanin nuk kanë fund në prag të derbit me Interin.

Pas Olivie Zhirus, një tjetër futbollist rrezikon mos të luajë të shtunën.

Bëhet fjalë për Pier Kalulun, i cili ka pasur një problem me muskujt, gjë që e ka vënë atë në dyshim nëse do të jetë titullar ose jo.

Francezi ishte në planet e Piolit për të zëvendësuar Fikajo Tomorin, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Romën, por duket se tekniku italian duhet t’i bëjë dhe njëherë llogaritë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, shanset më të mëdha për të qenë titullar në derbi i ka Simon Kjaer, i cili pritet të krijojë dyshen me Malik Çau.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat