Kombëtarja shqiptare e do fitoren me çdo kusht kundër Polonisë.
Gjendja e grupit është në formë optimale, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike.
Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe nuk ka asnjë problem fizik me të gjithë grupin që është në dispozicion.
Ndeshja Shqipëri - Poloni do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.
Një sfidë mjaft e rëndësishme për objektivat e Kombëtares shqiptare, që synon të marrë maksimumin e pikëve, ndërkohë që do të ketë edhe mbështetjen maksimale të tifozerisë, pasi të gjitha biletat janë shitur tashmë dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot.