Në ditën e 60-vjetorit, Roberto Donadoni ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Nuk mund të mungonin anekdotat mbi karrierën, por edhe disa komente mbi Milanin e sivjetshëm.
“Kuqezinjtë kanë vepruar mirë në merkato, por nuk e di sa do të zgjasë kjo formë e tyre e mirë.
Personalisht më pëlqejnë shumë Reijndersi dhe Loftus-Çiku. Ashtu si Interi, edhe kuqezinjtë duan titullin, por zikaltrit janë më të vetëdijshëm për forcën e tyre”, ka thënë ish-mesfushori.
Ndërkohë, duket se më në fund është bindur edhe për pasardhësin e tij. Pas shumë vitesh sugjerimesh e krahasimesh, 60-vjeçari deklaroi:
“Ai që më pëlqen më shumë është Pulisiçi. Di të shënojë dhe të driblojë. Mund të them se është si Donadoni i dikurshëm”.