Klubet e Arabisë Saudite kanë kthyer përmbys botën e futbollit në më pak se një vit.
Gjithçka filloi me transferimin e Cristiano Ronaldo-s tek Al Nassr gjatë dimrit të kaluar. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është ndjekur nga shumë yje të tjerë, që kanë zgjedhur milionat e Arabisë para futbollit europian.
Një situatë kjo që ka shqetësuar shumë klube, por jo presidentin ne La Liga-s, Javier Tebas, i cili ka këmbëngulur se Saudi Pro League nuk është një kërcënim për Europën.
Ylli i kombëtares spanjolle U21, Gabi Veiga, u transferua nga Celta Vigo tek Al-Ahli muajin e kaluar.
Megjithatë, Tebas ka thënë: “Nuk jam i shqetësuar për kampionatin arab.
“Kina dhe MLS e kanë provuar dhe kanë dështuar, Europa mbetet zona industriale e futbollit: nuk është një rastësi, ka shumë arsye për këtë.
“Nëse ata duan të rriten, atëherë duhet të bëjnë një punë shumë të madhe për të rritur markat e klubeve të tyre dhe kampionatin”.