Tifozët shqiptarë “zaptojnë” Tiranën, nisen drejt stadiumit!
Në orën 20:45, stadiumi “Air Albania” do të jetë me kapacitetin e plotë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Polonisë.
Kjo sfidë është tepër e rëndësishme për Shqipërinë, pasi kjo konsiderohet si një finale për të bërë të mundur ëndrrën europiane për herë të dytë.
Shihen qartë grupime të ndryshme tifozësh të cilët kanë zaptuar rrugët e kryeqytetit pranë sheshit “Nënë Tereza” duke kënduar të gjithë së bashku dhe duke u drejtuar për te stadiumi kombëtar.