Shqipëria si Tornado, shtriu përtokë Poloninë e Lewandowskit

Futboll

Shqipëria si Tornado, shtriu përtokë Poloninë e Lewandowskit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shtator 2023 Në ora: 20:01 Përditësuar në ora: 22:42 më 10.09.2023
Shqipëria feston

Shqipëria me zemër të madhe, lider në Grupin E

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:0 ndaj Polonisë. 

Shqipëria merr kreun e tabelës në Grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Një ndeshje si finale u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, rreth 22 mijë shikues, u kënaqen me lojë e gola sidomos me eurogolin e Jasir Asanit dhe me golin e parë të Mirlind Dakut nga Kosova, 

Image

Shqipëria kryeson me 10 pikë, duke lënë pas Republikën e Çekisë me 8, Moldavinë 8, Poloninë 6 dhe Ishujt Faroie me 1 pikë.

Në minutën e 8-të, Zielinski kërcënon portën shqiptare por portieri Strakosha reagon bukur.

Image

Kristjan Asllani në minutën e 36-të, pati mundësi të artë nga rreth 14 metra, por goditja e tij shkoi për disa centimetra mbi portën polake.

Në minutën e 38-të, eurogol i Asanit, Shqipëria në festë! Polonia përtoke.

Image
 
Shqipëria - Polonia 2:0

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: J. Sanchez (Spanja).
Shënues: Asani (38'), Daku (62').

Kartona të verdhë: Asllani, Cikalleshi, Strakosha, Veseli, Daku, Muja, Seferi - Bednarek, Kaminski, Bereszynski, Krychowiak, Linetty, Wieteska..

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllan (Bare 70')i, Ramadani, Bajrami (Gjasula 80'), Uzuni (Seferi 62'), Asani (Muja 70') dhe Cikalleshi.
Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek (Wieteska 34'), Kedziora, Cash, Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak (Linetty 70'), Lewandowski dhe Bereszynski (Skoras 70').

Jasir Asani nga anash 16-shit, nga rreth 22-23 metra ka realizuar eurogol në këndin e djathtë të epërm, në shtyllën e dytë.

Në minutën e 61-të, Mirlind Daku futet në lojë dhe pas një minute, nga këndi i vdekur e nga afërsia nga shënuar dhe thelluar fitoren në 2:0. 

Një ndeshje e luftuar deri në fund, Shqipëria sikur “Tornado” për Poloninë.

Një ndeshje me 13 futbollistë të ndëshkuar me kartona të verdhë, të Shqipëria Asllani, Cikalleshi, Strakosha, Veseli, Daku, Muja, Seferi dhe të polakët Bednarek, Kaminski, Bereszynski, Krychowiak, Linetty, Wieteska. 

Selektori i Shqipërisë, Silvinho, ka sjell një frymë braziliane të lojës.

Ndeshje e nxehtë

(E plotësuar) - 83' 13 kartona të verdhë.

82' Shqipëria drejt fitores.

77' Muja e Daku po tregojnë lojë të madhe.

Shqipëria - Polonia 2:0

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: J. Sanchez (Spanja).
Shënues: Asani (38'), Daku (62').

Kartona të verdhë: Asllani, Cikalleshi, Strakosha, Veseli, Daku, Muja, Seferi - Bednarek, Kaminski, Bereszynski, Krychowiak, Linetty, Wieteska..

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllan (Bare 70')i, Ramadani, Bajrami (Gjasula 80'), Uzuni (Seferi 62'), Asani (Muja 70') dhe Cikalleshi.
Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek (Wieteska 34'), Kedziora, Cash, Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak (Linetty 70'), Lewandowski dhe Bereszynski (Skoras 70').

69' Shqipëria po shkon drejt fitores, drejt kreut të tabelës

62' Mirlind Daku ashtu si di ai, ka realizuar për 2:0.

58' Polonia po bën presion të madh.

54' Polonia po sulmon.

51'  Shqipëria mbrohet bukur.48' Një Shqipëri energjike.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Shqipëria - Polonia 1:0.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë. 8 minuta shtesë. 42' Shqipëria po tregon lojë të madhe.

38'  Eurogol i Asanit, Shqipëria në festë! Polonia përtoke.

Jasir Asani nga anash 16-shit, nga rreth 22-23 metra ka realizuar eurogol në këndin e djathtë të epërm, në shtyllën e dytë.36' Kristjan Asllani pati mundësi të artë nga rreth 14 metra, por goditja e tij shkoi për disa centimetra mbi portën polake.

35' Sulmuesit e Shqipërisë po hasin në mbrojtje të fortë të Polonisë.

32' Një ndeshje e luftuar deri në pikëne  fundit,

28' Deri e tash nuk ka ndonjë rast ideal, lojë me presion të madh.

25' Emocione në stadium.

21' Polonia në epërsi! por anulohet goli për pozitë jashtë loje.18' Shqipëria po sulmon..

16' Nuk ka gola ende.

12' Polonia mjaft agresive.

9’ Bednarek ndëshkohet me karton të verdhë.

8’ Zielinski kërcënon portën shqiptare por portieri Strakosha reagon 

7' Lojë me nerva.

4' Lojë e nxehtë mes dy kombëtareve.

2' Hidhen mjetet piroteknike në fushë nga tifozët.

1' Një minutë heshtje për viktimat në Maroku, për viktimat nga tërmeti.

Shqipëria - Polonia 0:0

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: J. Sanchez (Spanja).
Kartona të verdhë: Bednarek.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani dhe Cikalleshi.
Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash, Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak, Lewandowski dhe Bereszynsk.

Gjithçka gati për sfidën e madhe mes Shqipërisë dhe Polonisë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Një ndeshje si finale do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria dhe Polonia kërkojnë fitore dhe të marrin kreun e tabelës në Gripin E.

Republika e Çekisë kryeson në Grupin E me 8 pikë, pasojnë Moldavia 8, Shqipëria 7, Polonia 6 dhe ishujt Faroe 1 pikë.

Lala: Më ngjason Ramadani, Broja dhe Asllani tjetër “brum”

Para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Polonisë, nga Air Albania foli ish-mesfushori i kombëtares, Altin Lala.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është një skuadër me shumë cilësi ndërsa u shpreh me besim se kuqezinjtë do të jenë pjesë e Europianit vitin e ardhshëm.

“Skuadra nëse luan si pjesën e parë ndaj çekisë ku ishte kompakte dhe në sinkron, atëherë mund të fitojë dyluftimet dhe t’i rrezikojë. Është ndeshja më e rëndësishme dhe të dyja skuadrat do të jenë të rrezikshme.

Trajneri ka punuar mirë dhe ka disiplinë në fushë, lojtarët i përgjigjen. Polonia është skuadër e madhe me cilësi, por duhet të jemi më të guximshëm dhe me përqëndrimin e duhur mund të bëjmë mirë”.

Çfarë do të bëje ndryshe nga Sylvinho? “Nuk ka shumë gjëra që do të ndryshoja, edhe unë do ta aktivizoja Uzunin nga minuta e parë, besoj do t’i bëjë punë skuadrës sonë”.

Kush është “Lala” i skuadrës aktuale? “Ramadani më përngjan më shumë. Kjo kombëtare si grup mund të jetë më e mira, janë 22 lojtarë që kanë shumë cilësi, Broja dhe Asllani bëjnë diferencën. Trajneri ka mundësi të bëjë shumë zgjedhje. Do të shkojmë në Europian”, u shpreh Lala.

Zabaleta sqaron pse aktivizohet Strakosha dhe jo Berisha

Para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë në Air Albania, në emisionin Kuq e Zi, foli ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Pablo Zabaleta.

Ky i fundit zbuloi se pse luan Strakosha nga minuta e parë dhe jo Berisha ndërsa shtoi se Shqipëria luan për të fituar edhe pse ndaj Polonisë duhet të tregohen të kujdesshëm edhe në mbrojtje.

Pse luan Strakosha dhe jo Berisha? “Berisha nuk ka qenë mirë dje dhe deri sot pasdite, ndaj nuk luan”.

Ndryshimi i Seferit me Uzunin? “Do të luajmë njësoj, Seferi vrapoi shumë me Çekinë, ndaj na duhej pak freski sot. Kështu vendosëm për Uzunin”.

I druheni aspektit fizik pas asaj ndeshje me Çekinë? “Ishte një ndeshje e vështirë sepse kishim një kundërshtar fizik, por të gjithë lojtarët janë gati. Janë mirë edhe psikologjikisht sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”.

Strategjia për të fituar ndeshjen? “Do të luajmë njësoj, luajmë në shtëpi apo jashtë, ne luajmë gjithmonë për të fituar. Duhet të jemi të organizuar në mbrojtje sepse polakët kanë kualitet dhe mund të bëjnë dëm. Pastaj duhet të bëjmë diferencën në sulm për të shënuar gol”, u shpreh Zabaleta.

Sylvinho përzgjedh 11 titullarët ndaj Polonisë

Sylvinho përzgjedh 11 titullarët ndaj Polonisë!

Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024…

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren, për të ruajtur epërsinë në renditje ndaj polakëve dhe për të pasur vetë në dorë fatin e tyre deri në ndeshjen e fundit.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e par, teksa rikthehen titullarë Strakosha e Uzuni, duke marrë vendin e Berishës dhe Seferit.

Tifozët shqiptarë dhe polakë iu nënshtrohen kontrolleve, fillon hyrja për në stadium

Tifozët shqiptarë dhe polakë iu nënshtrohen kontrolleve, fillon hyrja për në stadium!

Afërsisht 1 orë e 45 minuta na ndajnë nga startimi i ndeshjes së rëndësishme Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Shumë tifozë shqiptarë, por edhe polakë kanë filluar të drejtohen nga stadiumi dhe për të bërë hyrjen brenda “Air Albania”.

Kontrolle të detajuara nga Policia e Shtetit në mënyrë që mbarëvajtja e sfidës të jetë sa më e sigurt.

Shqippria - Polonia, si finale! Atmosfeë e zjarrtë në Tiranë

Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E. Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.

Sakaq, Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion. Në portë, fanellën e titullarit e ka marrë Thomas Strakosha që ka zënë vendin e Etrit Berishës, ndërkohë që në vend të Seferit, titullar do të jetë Uzuni.

Pjesa tjetër e skuadrës, do të jetë ashtu si në Pragë, me Mitajn, Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn në mbrojtje. Në mesfushë do të jenë Bajrami, Asllani dhe Ramadani, teksa vecc Uzunit, Asani dhe Cikalleshi udhëheqin sulmin.

Shqipëria - Polonia

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani, Cikalleshi

POLONIA: Shezni, Berezinski, Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Zimanski, Zielinski, Kryçoviak, Kaminski, Levandovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat