Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, dha një prononcim të shpejt para ndeshjes me Poloninë, ku sqaroi aktivizimin e Strakoshës dhe Uzunit nga minuta e parë.
“Berisha ka pasur një mbrëmje gripale, ndaj është zgjedhur Strakosha.
Futja e Uzunit u bë duke parë se Seferi ka shpenzuar shumë, ka vrapuar 13 km. Një lojtar më i freskët si Uzuni, mund të bëjë edhe më mirë në sulm.
E rëndësishme është që skuadra të marrë një rezultat pozitiv dhe të fitojë, pastaj të tjerat janë zgjedhjet e trajnerëve. Motoja është që të jemi të gjithë një dhe të presim një rezultat pozitiv”, u shpreh Bulku.