Kosova e Dusseldorfit ka shënuar fitoren e pestë rresht në Bezirksliga në futboll.
Kësaj radhe në udhëtim e kanë mposhtur me rezultat minimal 2:1 TSV Urdenbach.
Tre pikë domethënëse për kuqezinjtë, duke dëshmuar forcën e saj në edicionin në luftë për vend të parë.

SG Benrath-Hassels kryeson në saje të goldallimit më të mirë, duke tubuar 15 pikë, sa ka edhe Kosova pozitën e dytë.
“Me golat e shënuar nga Astrit Hyseni (45’+5) dhe Max Stellmach (67’) kthehemi me 3 pikët e radhës nga ndeshja kundër TSV Urdenbach.

Një lojë shumë intensive kundër një kundërshtari mjaft të fortë i cili tentoi të na sjellë probleme gjatë gjithë kohës mirëpo ekipi menaxhoi mirë që të kthehet me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Faleminderit shumë për përkrahjen gjatë gjithë kohës ju jeni inspirimi ynë

Shihemi në ndeshjen e radhës kundër ekipit që ndajmë vendin 1 dhe 2 në tabelë me pikë të njëjta SG Benrath-Hassels”, ka bërë të ditur FC Kosova.
Në javën e ardhshme, më 17 shtator, do të luhet derbi i madh mes Kosovës dhe liderit të tabelës SG Benrath-Hassels.