Media polake “Sport.pl” është hedhur në ofensivë ndaj atmosferës brilante në stadiumin “Air Albania”.
“Skandal në Tiranë!
Ndeshja u ndërpre pas 30 sekondash”, ky është titulli i mediumit polak.
“Policia e armatosur deri në dhëmbë në tribuna, por edhe bilbila të frikshme, gjuajtje sendesh dhe fishekzjarre, dhe ndeshja u ndërpre në sekondën e 30-të.
Kështu nisi ndeshja në Tiranë”, shkruan më tej.
Ndeshja u ndërpre për dy minuta dhe ka vazhduar, ndërsa Shqipëria është në epërsi me 1:0 ndaj Polonisë.