Robert Lewandowski ishte një tjetër yll që klubet nga Arabia Saudite po synonin ta transferonin në Saudi Pro League.
Por, sulmuesi polak nuk i ka marrë asnjëherë ato në konsideratë, siguron eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Vendimi i ish-futbollistit të Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut ishte i qartë që nga dita e parë: të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për të fituar tituj me gjigantin katalunas edhe në këtë sezon.
Pra, veterani i sulmit nuk u tundua nga ofertat e majme që trokitën në dyert e tij pasi dëshiron të luajë ende në nivele të larta në futbollin evropian.
Gjatë kësaj vere, dhjetëra yje të futbollit evropian u joshën nga ofertat stratosferike të klubeve saudite duke përfunduar në gjirin e tyre.
Por, Lewa iu rezistoi këtyre ofertave duke preferuar të qëndrojë në klubin që e ëndërronte për një kohë të gjatë.
Lewandowski ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.