Italia pret Ukraninën në mbrëmje, “San Siro” për hakmarrje ndaj Donarumës!
Në sfidën e sotme të Italisë kundër Ukrainës, prezent në “San Siro” do të jenë edhe një pjesë e rëndësishme e grupimeve ultras të Milanit, të cilët nuk e kanë harruar tradhtinë e Xhanluixhi Donarumës.
Dhe pritja e ftohtë pritet që të shndërrohet në të acartë, aq më tepër pas akuzave për golin e pësuar në Maqedoninë e Veriut, nga ana e tifozëve kuqezi kundër portierit.
Të paktën ky është lajmi që ka qarkulluar në të gjitha mediat e rëndësishme italiane, edhe pse ky është një autugol që mund të bëjë tifozeria, duke qenë se fitorja e sotme është një detyrim për Italinë.