Të shtunën që e lamë pas, kombëtarja e Zvicrës ka luajtur baras (2;2) me Kosovën, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova e ndali një pikë të madhe në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Pse ish - kapiteni i kombëtares së Zvicrës e mbështet pasardhësin e tij Granit Xhakën pas kritikave të tij ndaj selektorit Murat Yakin?
Geiger e mbron Xhakën!
Të shtunën Geiger ka ndjekur ndeshjen e Zvicrës kundër Kosovës.
Geiger ka thënë mes të tjerash: “Unë e shoh pozitivisht. Është një thirrje zgjimi për të gjithë.
Graniti është një personalitet, karriera e tij flet vetë, ai ka të drejtë ta bëjë këtë”.