Luis Rubiales dha dorëheqjen nga posti, si president i Federatës Spanjolle të Futbollit për shkak të puthjes me futbollisten që bëri “namin” në të gjithë botën.
“Synimet e mia ishin fisnike, thjesht isha entuziast për fitoren, nuk kishte asgjë seksuale. Ju siguroj 100%.
Puthja për Xhenin është e njëjta që do t’i kisha dhënë njërës prej vajzave të mia.
Në mesin e miqve dhe familjes kjo është shumë, shumë e zakonshme.
Ajo puthje ishte vetëm një moment shumë i lumtur, një festë, një moment euforie.
Unë duhet të kisha vepruar më solemnisht, ftohtë dhe diplomatik”, thotë Rubiales gjatë intervistës Piers Morgan e cila do të publikohet e plotë sonte në mbrëmje në orën 20:00.