Provokime në Bukuresht
Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rumania, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Bukuresht.
Kosova nuk ia del në një atmosferë provokuese dhe të turpit, rreth një orë u ndërpre ndeshja!
Turpi i madh në. Bukuresht, shpaloset pankarta “Kosova është Serbi” dhe për këtë në minutën e 17-të gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për rreth një orë.
Po ashtu u dëgjuan brohoritjet e turpshme Serbia, Serbia.
Rumania - Kosova 2:0
Shikues: Mbi 30.000.
Shënues: Stanciu (83'), Mihaila (90’).
Kartona të verdhë: A. Burca, Puscas, N. Burca - B. Berisha, Muriqi, Rrahmani, Loshaj.
Kartoni i kuq: Vedat Muqiqi pas dy të verdhëve.
Rumania: Moldovan, Ratiu, Dragusin, A. Burca (Marin 63'), Bancu, Cicaldau (Olaru 77'), Screciu, N. Stanciu, I. Hagi (Morutan 71'), Puscas (Alibec 46'), Fl. Coman (Mihaila 61')..
Kosova: Muric, Vojvoda (Beka 81'), Am. Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha (Muslija 54'), Loshaj, B. Berisha )Al. Rrahmani 81'), Zhegrova (Dresheviq 61'), Rashica (Hadërgjonaj 54'), Muriqi.
Kosova nga minuta e 42-të ka luajtur me një lojtar më pak, Vedat Muriqi u përjashtua me karton të kuq.
Gjyqtari i ka dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes për shkak të thirrjeve politike të ultrasve rumunë.
Në minutën e 23-t.ë, fat për Kosovën, Hagi në pozitë ideale por për fat të mirë gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë.
Kosova e pafat në minutën e 29-të, Vedat Muriqi godet për bukuri dhe topi kaloi portierin por nga vija fatale e hoqi Dragusin.
Në minutën e 32-të, tensione mes Rrahmanit dhe Puscas, pasi ky i fundit e provokoi, rrëmujë por evitohet më e keqja.
Në minutën e 40 Edon Zhjegrova në pozitë ideale nga rreth 13-14 metra, godet por për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 42-të, Vedat Muriqu u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, pas një ndërhyrje me bërryl.
Në minutëne 58-të, Amir Rrahmani ka shkaktuar penallti.
Në minutën e 59-të, portieri Aro Muriç është hero duke e pritur penalltinë e Stanciut.
Ai ka gjuajtur në këndin e poshtëm të majtë dhe Muriç e ka pritur atë.
Në minutën e 83-të, Nicolae Stanciu ka realizuar nga rreth 15 metra ku topi godet shtyllën e djathtë dhe futet në rrjetë.
Në minutën e 84-të Loshaj humb një rast ideal duke gjuajtur drejt në portierin vendas.
Në minutën e 90-t, Mihaila ka shënuar për 2:0.
Në Grupin I të kualifikueseve Zvicra kryeson me 14 pikë, pasojnë Rumania me 12, Izraeli 11, Bjellorusia 4, Kosova 4 dhe Andorra me 2 pikë.