Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Kosovës U21, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Është humbja e dytë rresht e djelmoshave tanë, kësaj radhe nga gjermanët.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola por në pjesën e dytë mysafirët realizuan dy gola.
Golat i realizuan Youssoufa Moukoko (74' e 78')e Colin Kleine-Bekel (89’).
Në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21, Polonia kryeson me 6, pikë, ndërsa Gjermania është në vend të tretë me tre pikë por ka vetëm një ndeshje të luajtur dhe Kosova është në të 4-tin me 3.