Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha foli për humbjen 2:0 të Kosovës në Bukuresht ndaj Rumanisë.
“Kartoni i kuq na penalizoi. Penallti për ata, jo penallti për ne. Krijuam shanse të mira në pjesën e parë, me Muriqin dhe Zhegrovën. Krijuam edhe katër raste me 10 lojtarë, nuk është e thjeshtë, por nuk shënuam.
Dua të them disa fjalë të këqija për gjyqtarin, nuk i kuptoj disa situata dhe vendime. Nuk mund të japësh penallti për dikë dhe të mos përdorësh të njëjta kritere. Kriteri duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet.
Nuk ishte një ndeshje si të tjera, kishte presion të madh. Futbolli është një lojë, nuk ka politike. Është problem i madh, pasi ne ishim mysafirë këtu. Do të jetë problem i madh edhe për ata”, u shpreh tekniku slloven.